Zyrtarët e Bashkimit Evropian shpresojnë se viti i ri do sjellë edhe energji të re në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka deklaruar se puna vazhdon në procesin e zbatimit të detyrimeve të dala nga marrëveshja e Ohrit.
Ai rikujtoi gjithashtu se obligimet po bëhen pjesë përbërëse e procesit të integrimeve evropiane për të dyja palët.
“Ne kemi një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Dhe ne kemi sqaruar në një sërë rastesh me partnerët pse e konsiderojmë këtë dokument të detyrueshëm. Shtetet anëtare si dhe institucionet evropiane po i vëzhgojnë, partnerët tanë, kryesisht Shtete e Bashkuara të Amerikës po vëzhgojnë si ecin gjërat. Dhe bazuar në këto, ne e shtojmë apo e zvogëlojmë nivelin e angazhimit tonë. Por ky është viti i ri. Viti i ri ofron gjithmonë mundësi për shpresë, për shumë punë dhe energji të re. Dhe ne shpresojmë që me këtë shpresë të re dhe energji të re, të dyja palët më në fund do të punojnë shumë fort për të sjellë rezultate, sepse ato nuk e bëjnë këtë gjë për ne në Bruksel, por për qytetarët e tyre”, ka deklaruar në konferencë për shtyp, zëdhënësi i BE-se, Peter Stano, raporton RTK.
Sipas zëdhënësit të Bashkimit Evropian, njohja e ndërsjellë e targave dëshmon se progresi është i mundur kur ekziston vullneti politik. Ai tha se shpreson se do vazhdohet me proces të zbatimit të secilës pikë të marrëveshjes.
Ndërkohë, zëdhënësi i Bashkimit Evropian konfirmoi se akoma nuk janë krijuar kushtet për heqjen e masave ndaj Kosovës, të vendosura në qershor të viti të kaluar.
“Ne kemi njerëz në terren dhe po i kushtojmë shumë përpjekjet dhe vëmendjen tonë për të parë se çfarë po ndodh. Ne po punojmë gjithashtu me partnerët për t’i ndihmuar ata të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të de-përshkallëzuar për të trajtuar problemet që kontribuan në krizën e fundit dhe kur të jenë ndërmarrë hapa të mjaftueshëm pozitivë, atëherë BE-ja do të rishqyrtojë masat e vendosura kundër Kosovës dhe përfundimisht heqjen e tyre”, ka deklaruar zëdhënësi Peter Stano.
Në Bashkimin Evropian akoma nuk ka indikacion se kur mund të vie deri te takimi i parë i liderëve në këtë vit. Sipas zëdhënësit Stano, takimi mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq është i mundur në çdo kohë kur ka vullnet për t’u takuar dhe kur ka një agjendë për të diskutuar.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...