Aulon Zeka sot u vra në afërsi të Shkollës Fillore ‘Qamil Batalli’ në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë.
Ai ishte vetëm 16 vjeçar dhe dyshohet se u qëllua me katër plumba.
Por, Auloni sa ishte gjallë duket se kishte probleme shëndetësore. Madje për shërimin e tij familja ka kërkuar edhe ndihmë publike. Këto fakte janë bërë publike në një postim në Facebook në faqen ‘Kontribo edhe ti”.
“Aulon Zeka muajin tjetër mbush 12 vjet dhe vuan nga një problem serioz shëndetsorë. Ai ka probleme me boshtin kurrizor i cili nuk është në formim e sipër si tek fëmijët e tjerë mirëpo boshti i tij është i devijuar afër 100 shkallësh në anen e tij të majt. Anën e djatht Auloni nuk e ka mjaft të zhvilluar, si pasojë e kësaj këmba e tij e djatht ka mbetur pak më e shkurtë sesa këmba tjetër”, thuhet në këtë postim.
‘Kontribo edhe ti”, që kishte publikuar këtë kërkesë për ndihme në vitin 2013 kishte treguar se përveç problemeve fizike ai tani ka edhe probleme fiziologjike, presioni i madhe i cili po i bëhet mund t’i shkaktojë probleme edhe tek organet e tij të brendshme, dhe për fillim ka filluar t’i prek mushkritë e tij duke i ngushtuar ato çdo ditë e më tepër.
“Pas shumë kontrollimeve mjeksore që i’u bënë në Kosovë, në pamundsi të një intervenimi të till mundësia e vetme mbetet shërimi i tij jashtë vendit, por kushtet jo të mira financiare nuk i’a mundësojn një gjë të till familjes së Aulonit. Kërkojm nga ju që të na përkrahni dhe na ndihmoni për shërimin e tij. Shuma e këtij operacioni është mjaftë e lartë dhe arrin mbi 80.000$. Operacioni do të bëhet në Turqi nga profesora dhe ekspert të kësaj lëmije”, tregohen detaje të kësaj kërkese për ndihmë.
Aulon Zeka u gjet i vrarë ditën e sotme në Prishtinë. Raportohet se ai ishte qëlluar me katër plumba.Babai i tij kishte thënë se ai kishe lëshuar shtëpinë një natë më parë në orën 21:00.
Ndërkohë dhimbjen për humbjen e tij nëpërmjet Facebook’ut e ka shfaqur e motra e tij.
“Spo di as qysh mi ja nis as qka me thon more vllau jem kujna ju kan tha ato dur e tkan marr kaq heret jau thaft zoti durt breeeee Allahu tpast qu nxhenet zemra jem”, shkroi ajo në Facebook.Kryeprokurori i Prishtinës Ymer Beka sikurse edhe policia thanë se nuk mund të flasin për motivet e krimit veçse veprën e kanë cilësuar ‘vrasje e rëndë me armë zjarri’
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...