Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se është takuar me përfaqesuesit e Komisionit për Partneriotet Demokratik te Kongresit te SHBA-ve, me të cilët kanë diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë.
Ymeri ka shkruar se rruga e vetme për Kosovën është baraiza, e mirëqenia.
Statusi i plotë:
Pata kënaqësinë sot t’i takoj, në Residencën e ambasadorit amerikan, bashkë me deputeten Puhie Demaku, përfaqësuesit e Komisionit për Partneritet Demokratik të Kongresit të SHBA-ve, në mesin e të cilëve kongresisti Peter Roskam, udhëheqës i delegacionit, dhe kongresisti demokrat David Price.
Me ta diskutuam për zhvillimet politike në Kosovë, e veçanërisht për pengimin e sovranizimit që Kosovës po i bëhet nga Serbia dhe dialogu me të e koncesionet ndaj saj, dhe për cenimin e territorit përmes marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.
Rruga e vetme përpara për Kosovën është ajo e sovranizimit, barazisë, zhvillimit, mirëqenies. Kjo është një rrugë tjetër, e kundërt me atë që e kemi ndjekur tash e 9 vite. Rruga e Kosovës është në kundërshtim të rrugës së qeverisë.
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj