Visar Ymeri shpalos “Fondin sovran” për Trepçën

17:11 | 4 Qershor 2017
M. A.

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka shpalosur fondin sovran.

Ai ka thënë së pronar i drejtpërdrejt do të jetë Trepça dhe do të ketë përgjegjësinë ekskluzive për rritjen e vlerës së këtij gjiganti ekonomik të vendit tonë.

Shkrimi i plotë:

Fondi sovran do të jetë pronar i drejtpëdrejtë i Trepçës. Ai do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për rritjen e vlerës së këtij gjiganti ekonomik të vendit tonë. Fondi do të kanalizojë investimet e nevojshme në miniera, flotacion dhe, veçanërisht, në metalurgjinë e plumbit dhe atë të zinkut, përfshirë industrinë kimike.

Një aspekt i veçantë i investimeve do të jetë i fokusuar në kualifikimin e minatorëve e punëtorëve të rinj për ta zbritur moshën mesatare mjaft të shtyrë të minatorëve e për t’ia siguruar minierave tona vazhdimësinë.

Përmes komponentës së tij kredituese, Fondi do t’i vë në dispozicion financat e nevojshme për nxitjen, përkrahjen dhe fuqizimin e industrisë së përpunimit të produkteve finale të pasurive tona nëntokësore.

Kështu shoqërisë do t’ia kthejmë prodhimin, ekonomisë industrinë e të rinjëve në Kosovë mundësinë e domosdoshme për punësim.

#meZemër

#AlbinKurtikryeministër

#35VETËVENDOSJE!

18814636_10154555140903456_3969042225516828375_o

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme