Visar Ymeri ritakohet me ish-bashkëpartikaun e tij, Glauk Konjufca

18:30 | 22 Mars 2022
KRG

Instituti për Politika Sociale, “Musine Kokalar”, sot ka nënshkruar një memorandum  në bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Aty përcaktohen modalitetet e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të komunikimit të ndërsjellë për çështjet që lidhen me monitorimin e politikave sociale në Kuvend.

Me këtë memorandum, pos tjerash, Kuvendi merr përsipër të ofrojë qasje në të dhëna publike sipas legjislacionit në fuqi për monitorimin e politikave sociale, ndërsa Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari do të ofrojë rekomandime, asistencë dhe ekspertizë për komisionet relevante të Kuvendit që lidhen me politikat sociale.

Memorandumi është nënshkruar nga kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Policia Sociale, Visar Ymeri. / arbresh.info/

Postimi i plotë:

Sot, në emër të Institutit për Politika Sociale Musine Kokalari nënshkrova memorandumin e bashkëpunimit me Kuvendin e Republikës së Kosovës, që përcakton modalitetet e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të komunikimit të ndërsjellë për çështjet që lidhen me monitorimin e politikave sociale në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këtë memorandum, pos tjerash, Kuvendi merr përsipër të na ofrojë qasje në të dhëna publike sipas legjislacionit në fuqi për monitorimin e politikave sociale, ndërsa ne si Institut për Politika Sociale Musine Kokalari do të ofrojmë rekomandime, asistencë dhe ekspertizë për komisionet relevante të Kuvendit që lidhen me politikat sociale.

E falenderoj kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Glauk Konjufca, për gatishmërinë për bashkëpunim, në funksion të zhvillimit të politikave sociale dhe të interesit të përgjithshëm.

Të ngjashme