Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka publikuar shumën e faturës që i ka shkuar për muajin janar, transmeton arbresh.info
Ymeri, ka thënë se vlera e faturës së energjisë elektrike në muajin Janar ishte 146.32 euro teksa ka harxhuar 1543 kWh me tarifën e shtrenjtë dhe 1024 kWh me tarifën e lirë.
Ai thotë se vlera e faturës me shtrenjtimin e rrymës, kap shumën e 383 eurove dhe 6 cent.
Ymeri e nis shkrimin me sqarimet:
RRITJA REALE MË DOLI 161,8%
“Fatura e energjisë elektrike për muajin janar është shpërndarë dje (në kompleksin banesor ku banoj). Për këtë muaj kisha shpenzuar 1543 kwh në tarifën e shtrenjtë A1, dhe 1024 kwh në tarifën e lirë (të natës) A2. Vlera e kësaj fature mujore është 146.32 euro, në të cilën përfshihet edhe TVSh (10.80 euro) si dhe tarifa fikse (1.74 euro). Kur e kalkulon të njëjtin shpenzim me tarifat e propozuara nga ZRrEE, vlera e faturës mbërrin në 383.06 euro. Kjo pastaj zbret në 266.61 euro pas aplikimit të subvencionit të vënë në dispozicion nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Pra fatura që sot kushton 146.32 euro do të kushtojë 383.06 euro pas 1 shkurtit, nëse propozimi për tarifa shndërrohet në vendim. Dallimi është 236.74 euro apo shprehur në përqindje rritja është 161.8 %”, shkruan Ymeri.
Tutje, Ymeri elaboron çështjen e subvencionimit të rrymës, e cila natyrisht, do të paguhet nga taksat/paratë tona:
“Është e vërtetë që subvencioni e ul ndjeshëm koston e faturës. Por të mos harrojmë se subvencioni po ashtu paguhet nga ne, tatimpaguesit. Për me tepër këto tarifa, nëse vendosen, do të mbeten të njëjta deri në prill të vitit 2023. Pra do t’i mbulojnë muajt e mbetur të dimrit dhe të krizës energjetike, muajt e pranverës dhe verës, e më me rëndësi, muajt e dimrit 2022-2023”, shkruan Ymeri, përcjell Periskopi.
Pastaj Ymeri ka disa pyetje:
“A do të vazhdojë edhe subvencionimi në secilën prej këtyre periudhave?
Apo në dimrin 2022-2023 do a paguajmë shtrenjtimin drejtpërdrejt e jo të ndërmjetësuar përmes buxhetit?
Dhe a do të jetë i njëjti çmim i shtrenjtë i importit siç është sot edhe atëherë?
Dhe a do të kemi prapë probleme me gjenerim atëherë siç kemi sot?
Me një fjalë tarifat e energjisë po shtrenjtohen për t’u ballafaquar me krizën energjetike e atë të gjenerimit që e kemi sot, dhe po shtrihen, artificialisht, të njëjtat rrethana për një periudhë shumë më të gjatë, kur nuk pritet me i pas të njëjtat rrethana në sistemin e furnizimit me energji elektrike.
Tash Qeveria disa herë na ka këshilluar që ta kursejmë energjinë. Dhe këtu u jap të drejtë. Duhet të kursejmë. Unë ngrohem me energji elektrike. Nuk jemi të lidhur në rrjetin e Ngrohjes Qendrore.
Atëherë me çka të ngrohemi?
Me djegie druri? Nëse e paramendojmë njëherë që secili që ngrohet me rrymë të kalojë në dru. Ose thëngjill. Çka do të ndodhte me çmimin e drurit? Po të thëngjillit? Po me mjedisin?
A nuk do të shkatërroheshin pyjet kështu? Po ajri, edhe ashtu i ndotur, a nuk do të mbingarkohej me djegien e thëngjillit?
Edhe me subvencion, thotë Ymeri, prapë s’paska me pasë llogari kurrqysh:
“Por mund të ngrohemi më pak. Dakord. Ta zëmë se 1/3 e konsumit edhe teprim i panevojshëm. Nëse në vend të 1543 kwh në tarifë të shtrenjtë shpenzoj 1028 kwh dhe në vend të 1024 kwh shpenzoj vetëm 682 kwh, prapë çmimi është shumë i lartë. Kështu do të paguaja 233.03 euro e cila aktualisht për shkak të subvencionit do të zbritej në 165.99 euro. Prapë s’kam llogari qysh po ma qet kalkulatori”, shkruan ai./arbresh.info/
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...