Ish-deputeti i PSD-së dhe LVV-së, Visar Ymeri thotë se në Kosovë duhet të lejohet dabati për dialogun.
Ymeri në “Debat Plus”i ka thënë thotë se reagimi i Grenellit ndaj Kurtit është i ekzagjeruar.
“Zoti Grenell nuk e ka bash të saktë atë që e thotë. Nuk mund të thuhet se Albin Kurti është kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës në secilën prej administratave. Kurti ka qenë kundër procesit të dialogut dhe përmbajtjes së marrëveshjes”, tha ai, përcjell Telegrafi. Ish-deputeti i PSD-së thotë se do të ishte mirë që në Kosovë të ketë mendime të ndryshme për dialogun për të nxjerrë më të mirën në proces.
“Reagimi i Grenellit ta lë shijen sikur dëshiron të shtypë mendimet ndryshe karshi procesit të dialogut”.
Ymeri megjithatë thotë se qëndrimi i Kurtit është problematik në raport me marrëveshjet e arritura.
“Kushdo që do të jetë kryeministri i ardhshëm në Kosovë duhet të zbatojë marrëveshjet e nënshkruara nga kryeministri paraprak”, tha ndër të tjera Visar Ymeri.
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...