Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visa Ymeri, deklaroi se bashkë me Albin Kurtin në Trepçë, takuan kryesinë e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Stan Tërgut dhe vizituan Muzeun Kombëtar të Mineraleve.
“Fondi Sovran do të investojë në rritjen e vlerës së Trepçës, veçanërisht në rritjen e kapaciteteve prodhuese në miniera e flotacion, e në rritjen e kapaciteteve përpunuese në Metalurgjinë e Plumbit e të Zinkut”, shkruan Ymeri.
Sipas tij, Trepça është baza e industrisë së Kosovës, pasuri e çmueshme kombëtare.
“Një industri prodhuese që krijon vende pune. Vendet e punës në industri kërkojnë punë të kualifikuar”, shkroi ai.
“Punëtorit të kualifikuar nuk mund t’i japësh pagë të ulët. Sa më të larta pagat e punëtorëve aq më e drejtë shpërndarja e pasurisë. Sa më të larta pagat aq më e madhe kërkesa për prodhime ushqimore të prodhuara te ne”.
Ymeri deklaroi se masat e Vetëvendosjes do t’i përmirësojnë kushtet e punës për punëtorët e minatorët.
“Orari i punës nuk do t’i tejkalojë 40 orë në javë. Ndërkohë që minatorëve do t’u krijohen kushtet për pensionim të parakohshëm e pension adekuat që ua mundëson një jetë të dinjitetshme”./Arbresh.info/
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist