Visar Ymeri nga radhët e koalicionit AAK-PSD, është i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7.
Ymeri ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për deklaratat e Florim Krasniqit në emisionin Pressing Zgjedhor, i cili tha se Devollët i kanë dhënë 20 mijë euro Lëvizjes Vetëvendosje. Ymeri ka qenë ish-kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje deri në vitin e kaluar kur zgjedhjet e brendshme bënë që të ketë largime nga ky subjekt.
“Nuk kemi pasur bashkëpunim me Devollët”, ka thënë Ymeri.
“Nuk mund të flas për kohët shumë më të hershme. Sa kam qenë unë kryetar e kam drejtuar Lëvizjen Vetëvendosje në rrafshin politik. Nuk kam mundur të kontrolloj gjithçka. Sa isha kryetar çdo person kishte një pozitë të caktuar dhe detyrën e tij në të cilën nuk doja të përzihesha pasi mendoja se çdo person kishte punën e tij të cilën e bënte më së miri. Çdo person kishte një identitet të caktuar politik dhe e bënte punën e vet. Kjo ndikonte në rritjen e përkrahjes ndaj Lëvizjes”
Tutje, Ymeri ka thënë se hedhur akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe qeverisjes së saj në qytetin e Prizrenit./Gazeta Express/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...