Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se në burg do të shkojnë klika e kriminelëve, e jo aktivistët dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Këto komente Ymeri i bëri pas arrestimit të Albin kurtit, Donika Kadaj-Bujupit dhe Albulena Haxhiut.
Ai ka thënë se që të tre deputetët u arrestuan në mënyrë brutale, shkruan arbresh.info.
“Tre deputetë të Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu u arrestuan në mënyrë brutale nga Policia e Kosovës me urdhra politik duke hyrë në seancë. Pra deputetët ishin duke ardhë në seancë e cila është thirrur për sot si vazhdim i seancës e cila filloi dje ku këta tre deputetë morën pjesë dhe sot erdhën që ta vazhdojnë seancën dhe u penguan nga Policia në hyrje këtu përmes një brutaliteti të cilin e pësuan edhe disa deputetë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Ymeri.
Sipas tij ky është edhe një rast tjetër në vazhdimësi që po i bëhet Lëvizjes Vetëvendosje.
“Ky është edhe një rast, vazhdimësi e një përndjekjeje masive dhe gjithëpërfshirëse që ka fillu ndaj Lëvizjes Vetëvendosje veçanërisht kohëve të fundit më dënimin e katër aktivistëve tonë më 21 vite burg pa kurrfarë prove e as dëshmie dhe pastaj me ketë vazhdim të këtij gjyqi të padrejtë karshi deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë rast për shkak të protestës sonë më ç’rast e mbrojtëm territorin dhe integritetin territorial”, ka thënë ai./arbresh.info/
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024