Gjendja me virusin e Nilit në Kosovë për dallim nga vendet e tjera të rajonit është stabile.
Në Beograd janë raportuar 213 raste me këtë virus ku disa persona kanë vdekur ndërsa viktima janë raportuar edhe në Greqi, Rumani, Kroaci e Bosnjë.
Mirëpo, fatmirësisht gjendja në vendin tonë është stabile.
Drejtori i Klinikës së Infektives në QKUK, Hamdi Ramadani në një përgjigje për Indeksonline ka thënë se deri më tani raste të reja nuk ka.
“Gjendjen e kemi stabile dhe pa raste me infeksione me virusin e Nilit. Është një i sëmurë i gjinisë mashkullore 40-vjeçar i cili po trajtohet me sëmundjen e mushkërive dhe është i prekur me këtë virus, por gjendja shëndetësore është mirë. Mirëpo, raste të tjera të prekura me këtë infeksion deri tani më nuk kemi”, ka thënë ai.
Ndërsa, në një përgjigje të Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike kanë bërë të ditur se aktualisht të prekur nga ky virus janë 3 persona.
“Aktualisht nga ky virus janë prekur gjithsej 3 persona. Nuk ka rritje të numrit të prekurve nga ky virus, momentalisht gjendja është stabile”, thuhet në përgjigjën e IKSHP-së.
Qytetarëve i është kërkuar kujdes këto ditë kur vërehet numër i madh i mushkonjave.
“Nga qytetarët kërkohet që të kenë kujdes këtyre ditëve ku vërehet numër i shtuar i mushkonjave. Nga departamentet komunale kërkohet të bëjnë dezinsektimin në komunat e veta sipas rekomandimeve të OBSH-së”, kanë thënë zyrtarë të IKSHP-së.
Virusi i Nilit Perëndimor përcillet nëpërmjet thumbimit të mushkonjës së infektuar, e jo nga njeriu në njeri, por duhet percjellur situatën epizootologjike te kafshët me aksent të veçantë te kuajt dhe duhet shikuar mundësinë e hulumtimit aktiv të rasteve gjate muajve të verës dhe vjeshtës.
Sipas IKSHP-së edhe pse në rreth 80 përqind të rasteve, pacientët e infektuar nuk tregojnë asnjë simptomë, virusi i Nilit perëndimor” mund të shkaktojë përfundim fatal te njerëzit.
Virusi transmetohet tek njerëzit kryesisht nëpërmjet pickimit të mushkonjave, të cilat janë të infektuara.
Virusi i Nilit Perëndimor ka marrë gjashtë jetë në Serbi javën e kaluar duke shtuar numrin e vdekjeve të konfirmuara në vendin europian më të goditur nga sëmundja (21), thanë zyrtarët e shëndetësisë.
“S’dua të më prekni nëpër trup”, Driloni mbledh banorët dhe ...
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 nëntorin, Krasniqi...
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri