Ditën e sotme një virus është shpërndar në mbarë botën, duke prekur organizata të ndryshme. Deri më tashmë janë 74 vende të infektuara, si Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Kinë, Rusi, Spanjë, Itali dhe Tajvan.
Disa ekspertë të cilët po monitorojnë situatën, mbi virusin, kanë deklaruar se është lëshuar nga një grup i njohur si “Shadow Brokers”. Dyshohet se këtë hakera kanë vjedhur pajisjet e hedhura nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë(NSA).
Të tjerë studiues kanë zbuluar se bëhët fjalë për një krimb që përhapet automatikishit midis kompjuterave dhe rrjeteve. Kompjuterët në mijëra vënde janë mbyllur, po kjo nuk e ka ndaluar virusin, duke ndikuar shumë në jetën e njerëzve.
Ndër administratat më të prekura janë spitalet në të cilat dosjet rrezikojnë të jenë fshirë të gjitha, mbi të gjitha shumica e operacioneve janë anuluar dhe njerëzit janë të shqetësuar për gjendjen e tyre shëndetësore. Një firmë kibernetike e sigurisë Kaspersky, ka deklaruar se numri i vendeve të prekura është ende në rritje.
“Ky është një sulm i madh kibernetik, që ndikon në organizata anembanë Evropës në një shkallë që kurrë nuk kam parë më parë“, tha inxhinieri i sigurisë, Kevin Beaumont.
Sipas ekspertëve, në të gjithë botën, ky virus është i një modeli të ri; për këtë arsye po përhapet shumë shpejt./Arbresh.info/
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës