Sëmundja e gojës, duarve e këmbëve(Virusi Coxsacki) ka filluar të përhapet edhe këtë vit në mesin e fëmijëve në Kosovë.
Por, për dallim nga vitet e tjera, këtë vit numri i fëmijëve që kanë kërkuar trajtim mjekësor për këtë sëmundje është rritur.
Vetëm gjatë këtij viti në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, janë paraqitur 22 raste me këtë virus.
Kështu thotë për arbresh.info, u.d. drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Violeta Grajqevci.
“Për çdo vit u lajmërohen raste të infektuara me këtë virus të cilat kërkojnë trajtim mjekësor. Eventualisht nuk ka shumë brenda ditës paraqiten 2 deri 3 raste ne kliniken e Pediatrisë, por më shumë ka pasur raste ne muajin tetor dhe nëntor ku kane qenë 22 raste nga të dhënat që i kam nxjerr, dhe vetëm në nëntor kane qenë 15 raste”, thotë Grajqevci.
E, Pediatri, Gëzim Xharra thotë se në shumë raste simptomat e këtij virusi janë si ato të gripit sezonal, megjithëse ky infeksion shkakton edhe flluska të kuqe në duar, këmbë e rreth gojës.
Sipas tij, te ky virus efekti i vetëm është mbajtja e pastërtisë.
“Ky infeksion është zbuluar në vitin 1947 në Amerikë, dhe quhet “gojë duar këmbë”, pasi që ndryshimet përqendrohen kryesisht në këto pjesë. Tek ky virus efekti i vetëm është mbajtja e pastërtisë, higjiena personale dhe higjiena e vendeve ku qëndrojnë fëmijët, në çerdhe apo në shkolla. Tashmë ne për çdo ditë hasim në këtë virus, dhe tani është rritur numri në këtë vit, për shkak se mbrojtja nga covidi-19 edhe izolimi prej COVID-it ka mundësuar që mos të përhapet ky virus dhe shumë virus të tjerë. Ky virus futet përmes gojës, dhe vjen deri tek paraqitja e shenjave siç janë puqurat”.
Megjithatë aj thotë se, nga kjo sëmundje më të rrezikuarit janë foshnjat e porsalindura, dhe gratë shtatzëne.
“Eliminimi i këtij virusi zgjatë me javë të tëra, dhe rrezikshmëria që të përhapet infeksioni nuk është vetëm ditët e para. Nga kjo sëmundje foshnjat janë në rrezik te porsalindurit janë në rrezik, kjo paraqitet edhe tek te shtatzënat. Ky virus prek më shumë meshkujt se sa femrat”.
Xharra bën apel tek qytetarët që nëse kanë dyshim për këtë virus, mos të lëvizin ti takojnë të afërmit.
“Personat që kanë dyshim që kanë këtë virus nuk është mirë me lëvizë te fara fisi apo të kenë kontakte në mënyrë që mos ta përhapin. Si dhe mos ti dërgojnë fëmijët në çerdhe”, thotë Xharra.
Ndryshe, evolucioni i kësaj sëmundjeje përfshin simptomat e mëposhtme: Acarim të gojës dhe fytit dhe ndonjëherë temperaturë, lodhje, reduktim të oreksit, lezione në duar, këmbë e ndonjëherë në ije. Nga momenti i infektimit duhen 3 deri në 6 ditë përpara shfaqjes së simptomave. Ndërsa, nuk ka një kurë specifike, por me këshillë të pediatrit mund të merret paracetamol për temperaturën apo ilaçe të tjera që lehtësojnë gëlltitjen e ushqimeve. Në rast se ka kruarje mund të merren ilaçe topike, si krem apo xhel./arbresh.info/
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...