Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se me kërkesen e tij nesër do të mbahet mbledhja Urgjente e Kuvendit Komunal.
Jashari ka thënë se në këtë mbledhje do të kërkojë të miratohet Propozim Vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për mbulimin e nevojave të Shtabit Emergjent për menaxhimin e situatës së krijuar pas shfaqjes së virusit COVID-19.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Të dashur qytetarë,
Me kërkesën time, nesër, me datë 27.03.2020, duke filluar nga ora 13:00, do të mbahet Mbledhja Urgjente e Kuvendit Komunal, në të cilën do të kërkoj nga asambleistët që të miratojnë Propozim Vendimin për ndarjen e mjeteve financiare të cilat do të përdoren për mbulimin e nevojave të Shtabit Emergjent, për menaxhimin e situatës së krijuar pas shfaqjes së virusit COVID-19, duke përfshirë furnizimin me barna dhe përkrahjen për rastet sociale.
Sekretaria e Kuvendit ka bërë përgatitjet që kjo mbledhje të mbahet duke respektuar distancën sociale.
Pa frikë e panik, jemi bashkë dhe do t’ ia dalim!
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...