Bashkëshortja e liderit të PDK-së Kadri Veseli, Violeta, ka folur për herë të parë për njohjen me bashkëshortin e saj.
Ajo në hapje të Konventës festive të PDK-së ka folur para mijëra aktivistëve e zyrtarëve të PDK-së duke ndarë me publikun momente interesante nga njohja e saj me Kadri Veselin.
“Një ditë, 16 vjet më parë, kur isha studente, takova një djalë të pashëm nga Mitrovica, me emrin Kadri Veseli.
Po ta dija se ky rrugëtim do të përfshinte një fjalim para mijëra njerëzve, atëherë mund të mos kisha dalë me të për një takim të dytë. Nga ana tjetër, mund të isha martuar me të edhe më herët, po ta dija se një ditë ai do të bëhet aktor – siç u bë tani në serialin e njohur televiziv “O sa mirë”.
Kadriu që unë e njoh – është një njeri jashtëzakonisht i përkushtuar ndaj vendit të tij. Ai është një bashkëshort dhe një baba i mrekullueshëm.Kadriu është një njeri që kujdeset për miqtë e tij dhe u ndodhet pranë kurdo që ata kanë nevojë”, ka thënë gjatë fjalimit të saj në Konventë Violeta Veseli.
Ajo ka folur edhe për rrugëtimin jetësor me liderin e PDK-së.
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...