Google ADS

Violeta Rexhepagiqi kujtohet me tinguj të muzikës së saj

21:18 | 16 Prill 2020
L G

Nga stadiumi i qytetit të Prishtinës, sot nga ora 20:00 e deri më 20:30, janë dëgjuar tinguj të muzikës së krijuar nga Violeta Rexhepagiqi, këngëtare dhe kompozitore, e cila ndërroi jetë më 16 prill në Prishtinë.

Rexhepagiqi ka qenë edhe gazetare, fillimisht e Radio Televizionit të Prishtinës dhe së fundmi ka qenë e angazhuar në Radio Televizionin e Kosovës. Ajo njëkohësisht ka punuar edhe për media ndërkombetare, pas masave të dhunshme që u vendosën në RTP-në e dikurshme.

E lindur më 16 shkurt 1965, gjatë viteve të 80’ta, Violeta Rexhepagiqi u bë e njohur në skenën muzikore me grupin e muzikës moderne “Vivien”. E ndjera është motra e Armend Rexhepagiqit, gjithashtu këngëtar dhe kompozitor./Express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme