Pasi që Këshilli i Bashkimit Europian ka biseduar sot edhe për liberalizimin e vizave duke mos dhënë asnjë sinjal pozitiv, ka reaguar raportuesja e BE’së për Kosovën, Viola von Cramon, e cila ka thënë se kjo nuk është e mjaftueshme dhe se qytetarët e Kosovës duan një datë.
Në Draftin e Konkluzave tashmë të përgatitur nga Këshilli Europian sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, vetëm përsëritet se “Këshilli kupton rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet se “propozimi është duke u shqyrtuar në Këshill” dhe rikujtohet se Komisioni Europian kishte propozuar qysh në vitin 2018 që Kosovës t’i hiqen vizat.
Këshilli i BE’së, siç thuhet në tekstin e përgatitur për këto konkluza, të cilat duhet të miratohen nga shtetet anëtare, kërkon nga Serbia që të vazhdojë procesimin e rasteve të krimit të luftës. Po ashtu nga Serbia kërkohet që të parandalojë glorifikimin e kriminelëve të luftës.
E raportuesja e BE’së për Kosovën, Viola von Cramon, ka reaguar, duke thënë se nuk mjafton vetëm fakti që është biseduar për liberalizimin e vizave për kosovarët.
Ajo ka thënë se qytetarët e Kosovës dëshirojnë të kenë të qartë një datë, e kjo varet nga Këshilli Europian.
“I gëzohem faktit që Këshilli i Bashkimit Europian ka diskutuar për liberalizimin e vizave për Kosovën. Mirëpo, kjo nuk është e mjaftueshme. Qytetarët e Kosovës dëshirojnë të kenë të qartë një datë. E gjitha kjo varet vetëm nga Këshilli”, shkruan Cramon në postimin e saj.
I am happy to see that @EUCouncil has discussed #Kosovo visa liberalisation. But it is not enough. Citizens of Kosovo want to have a clear timeline. And it depends only on the Councilhttps://t.co/CxMhWJPjgz
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) November 30, 2020
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...