Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon nuk beson se Kosova do të mund të anëtarësohet shpejtë në NATO.
Viola von Cramon thotë se nuk do t’i kishte rrit pritshmëritë se aplikacioni i Kosovës në NATO do të pranohej.
“ Mund ta kuptoj se ky vend që ka vuajtur shumë në luftë dhe ende nuk ndjehet rehat në këtë fqinjësi, ka gjithmonë vullnet dhe dëshirë që të siguroj një mbrojtje më të madhe dhe më shumë siguri nga Aleanca. Por, të jem e sinqertë në këtë moment nuk e di se do ta kemi një mazhorancë në favor të kësaj, ose të themi që aplikacioni ka gjasa të vogla që të pranohet, po kjo nuk varet nga unë. Nuk do t’i kisha rrit pritshmëritë në këtë moment”, ka thënë Cramon në RTK.
Por, raportuesja për Kosovën, nuk e ka të njëjtin mendim për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, veçse thotë se kjo është punë e ekzekutivit kosovar, për çka ajo shpreson se bisedimet bilaterale do të shkojnë në favor të Kosovës.
“Janë disa shtete në favor të anëtarësimit, shpresoj se bisedimet do të jenë në favor të Kosovës…Shpresoj se do të arrihet mazhoranca”, tha raportuesja për Kosovën në Parlamentit evropian, e cila gjatë këtij muaji vizitoi Kosovën.
Por, se pse Kosova është vendi i vetëm në rajon pa liberalizim vizash, Cramon thotë se pyetja duhet t’i shtrohet presidentit francez. “Pyesni presidentin e Francës, unë nuk jam zëdhënësja e tij”, tha ajo.
Viola von Cramon edhe një herë i qojë porosi Serbisë se nuk mund të mbajë qëndrim edhe pro perëndimor edhe pro Moskës.
“Ne duhet të kemi një qëndrim të qartë të Serbisë se a janë në anën e agresorit apo të viktimës…Fushata nga shumica e tabloideve në Serbi është e papranueshme dhe ne e shohim si diçka që duhet të tejkalohet dhe do të ishte edhe në interes të presidentit Vuçiq që t’i njoftoj qytetarët e vet në mënyrë të duhur dhe jo të përhapet propaganda ruse”, tha ajo.
Ndryshe raportuesja për Kosovën tha se Komisioni Evropian ende nuk i ka kthyer përgjigje një letre të eurodeputetëve të cilët kërkuan sanksione kundër Serbisë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...