Raportuesja për Kosovën në Parlamentit Europian, Viola von Cramon-Taubadel, ka kërkuar nga Bashkimi Europian që të furnizojë Kosovën me vaksinat kundër COVID-19 sa më shpejt që është e mundur.
“Një problem shumë aktual është gjithashtu mungesa e furnizimit me vaksina në Kosovë. Kapacitetet e prodhimit këtu në Bashkim Europian janë aktualisht duke u rritur dhe kjo duhet të dërgojë në një furnizim shumë më të mirë për Kosovën sa më shpejt që është e mundur. BE-ja duhet ta mbështesë vaksinimin e shpejtë të personelit shëndetësor dhe grupeve të tjera më të rrezikuara nga COVID-19”.
Ajo këto komente i ka bërë në mbledhjen e Parlamentit Europian ku është duke u shpalosur Raporti i Progresit për Kosovën dhe vendet e tjera të rajonit.
Republikanët sigurojnë shumicën në Senat për herë të parë pa...
Hoxha takon komisionin përzgjedhës të cilët shkruan dhe komp...
LDK dërgon në Kushtetuese ndryshimet në Ligjin për Zyrtarët ...
Ambasadori australian fshin mesazhet kundër Trumpit
Çitaku: Raportet me SHBA-në varen edhe nga kush udhëheq inst...
Begaj takim me kryebashkiakun e Cërrikut, e përgëzon për pro...