Google ADS

Viola Von Cramon: Dëshiroj të shoh progres në Kosovë para se BE të shkojë në zgjedhje

12:45 | 15 Janar 2024
A Z

Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel ka kërkuar më shumë transparencë të institucioneve publike ndaj gazetarëve.

Ajo ka kërkuar qe transmetuesi publik të jetë i paanshëm.

Von Cramon ka thënë se ka pasur ankesa edhe nga ana e shoqatave civile lidhur me transparencën.

“Unë nuk do të komentoj asnjë nga qëndrimet e opozitës, kam pasur takime edhe me qytetarët serbë ne Graçanicë të cilët kanë kërkuar një dialog të brendshëm”, tha ajo.

Ajo foli edhe për vizitën në Kishën në Graçanicë duke thënë se ka dëgjuar ankesa lidhur me përfshirjen e tyre.

“Këto presione që po bëhen për krime lufte bëjnë që ata të largohen nga Kosova, të paktën kështu më thonë”, tha Von Cramon.

Ajo tha se ka parë pak progres në dialogun Kosovë-Serbi

Von Cramon shprehu shqetësimin e saj lidhur me presidencën e Hungarisë të Bashkimit Evropian sepse nuk e dimë qëndrimin e tij në raport me Kosovën.

Sa i përket raportit të progresit, Von Cramon tha se duhet progres në shëndetësi, drejtësi etj.

Ajo foli edhe për femicidin duke përmendur rastin e Liridona Ademaj duke i shprehur ngushëllime familjes./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme