Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, është shprehur se angazhimi i Kosovës është i palëkundur që të dalin para drejtësisë personat që kryen dhunime seksuale gjatë luftës së fundit.
Në platformën X, ajo ka shpërndarë një video të sajën derisa ishte duke folur në OKB.
“Në këtë Ditë Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, ne vazhdojmë të nderojmë guximin dhe qëndrueshmërinë e atyre që kanë duruar tmerre të papërshkrueshme nën regjimin gjenocidal të Millosheviqit”.
“Këto gra dhe burra të guximshëm na kujtojnë detyrën tonë të përbashkët për t’i dhënë fund përdorimit të dhunës seksuale si një armë lufte. Sot, ne shohim të mbijetuar në Kosovë që e transformojnë dhimbjen e tyre në veprim të fuqishëm, duke frymëzuar të tjerë të panumërt në kërkimin e drejtësisë. Angazhimi ynë është i palëkundur: duhet t’i nxjerrim autorët para drejtësisë dhe të sigurojmë që mizori të tilla të mos përsëriten kurrë!”, ka thënë Osmani.
On this International Day for the Elimination of Sexual Violence in Conflict, we continue to honor the courage and resilience of those who have endured unspeakable horrors under Milosevic’s genocidal regime. These brave women and men remind us of our shared duty to end the use of… pic.twitter.com/2wDT55IVCX
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 19, 2024
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju