Google ADS

Viktimat e dhunës seksuale kërkojnë mbështetje institucionale (VIDEO)

20:12 | 7 Gusht 2017
Arbresh.info

Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit presin që Qeveria e re të merret më seriozisht me njohjen e statusit të tyre dhe ndarjen e pensionit që, të paktën, të kenë mundësi që të marrin trajtim mjekësor dhe t`i mbulojnë shpenzimet e udhëtimit.

RTK sjell një rrëfim rrëqethës të një gruaje e cila 18 vjet më parë u kthye nga SHBA’ja në Kosovë që bashkëshorti i saj t’i dalë në mbrojtje atdheut. Ajo tregon tmerrin që ka përjetuar.

Kjo grua shqiptare u kthye nga Amerika me familje që bashkëshorti i saj të bëhej pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo sot vuan pasojat e asaj dite të kobshme për të, dhe mbi 50 gra të tjera që po largoheshin nga shtëpitë e tyre me dhunë.

Edhe pse gjeti mbështetjen nga bashkëshorti, vjehrra dhe familja e gjerë, ajo disa herë tentoi t’i jepte fund jetës. Ajo kërkon që Qeveria e re e cila pritet të formohet, që ta marrë me seriozitet trajtimin edhe të kësaj kategorie.

Edhe Qendra e të Mbijetuarave të Torturës, kërkon që sa më shpejt t’i njihet statusi edhe kësaj kategorie e cila deri më tash vetëm në këtë qendër ka gjetur derën hapur.

Sipas zyrtarëve të kësaj qendre, të mbijetuarat nga dhunimet e kryera nga paramilitarët kanë nevojë për mbështetje institucionale dhe të shoqërisë.

http://www.dailymotion.com/video/x5w7ygh#tab_embed

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme