Tre të rijnë kanë humbur jetën mbrëmjen e së shtunës pas një aksidenti me fatalitet që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini thotë se ndjehet i pikëlluar për humbjen tragjike të tre djemve nga Gjakova, përcjell Arbresh.info.
Me anë të një postimi në Facebook, Gjini në emër të qytetarëve të Gjakovës u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.
“Jam jashtëzakonisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të tre djemve të ri nga Gjakova. Kjo ngjarje tragjike ka goditur rëndë 3 familje, por dhimbje për këtë humbje ka sot secili prej nesh. Në emër të qytetarëve të Gjakovës ngushëlloj familjet Syla, Delija dhe Bibaj për humbjen e bijve te tyre”, ka shkruar Gjini.
Kujtojmë se, mbrëmë rreth orës 23:00 pas një gare mes dy veturave që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, shoferi i njërës veturë ka humbur kontrollin duke goditur tre këmbësor që po shikonin garën.
Lexo edhe:
Policia: Tre viktimat e aksidentit në Prizren u goditen nga vetura – arrestohet i dyshuari
Sipas Policisë, një person është arrestuar si i dyshuar për shkaktimin e aksidentit.
Vlen të theksohet se dy nga viktimat ishin futbollist në Klubin e Futbollit Gjakova./Arbresh.info
Lexo edhe:
Aksidenti me fatalitet në Prizren, dy nga viktimat ishin futbollistë
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...