Një person i cili po trajtohej në spitalin regjional të Gjakovës, ka ndërruar jetë.
Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se familjarët e viktimës dyshojnë se vdekja mund të jetë shkaktuar nga mos trajtimi adekuat mjekësor.
Pas njoftimit, prokurori ka urdhëruar dërgimin e trupit të pajetë në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për kryerjen e obduksionit.
“Spitali regjional, Gjakovë 18.11.2024, 12:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar në spital kishte ndërruar jetë. Familjarë dyshojnë se kjo kishte ardhur si pasojë e mos trajtimit adekuat mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Arbresh.info
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...