Një person ka humbur jetën tragjikisht të premten, në fshatin Rastavic të komunës së Deçanit.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se viktima është Bilall Hadërgjonaj, ish-kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Deçanit në zgjedhjet e vitit 2013.
Me këtë rast, Kurti ka shprehur ngushëllime për familjen Hadërgjonaj, ndërsa ka thënë se është i tronditur.
“I tronditur nga lajmi se ka humbur jetën në një aksident komunikacioni Bilall Hadërgjonaj, ish-kryetari i Qendrës së Lëvizjes në Deçan. Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen Hadërgjonaj, që kanë humbur njeriun e tyre të dashur”, ka shkruar kryeministri.
“Z. Hadërgjonaj ka qenë një inxhinier i specializuar i bujqësisë, anëtar i Brigadës 134 të UÇK-së, kandidat për kryetar komune me subjektin tonë në zgjedhjet e vitit 2013 dhe asamblist në Komunën e Deçanit. Më pas ai mori vendimin të ndryshojë subjekt e të japë kontribut diku tjetër. Ne do të ruajmë prej tij kujtime të mira e respekt për angazhimin dhe kontributin e tij jetësor. U prehtë në paqe!”, tha Kurti.
Ndryshe, Policia të shtunën ka njoftuar se viktima pasi ishte vetaksidentuar ka dal nga vetura për të kaluar në anën tjetër të rrugës, ndërkaq më pas është goditur nga një veturë që ishte në lëvizje dhe ka ndërruar jetë për shkak të lëndimeve të rënda./arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin