Të shtunën fillon stina e vjeshtes në orën 08:50 min por kjo ditë do t’i gjasojë më shumë një dite tipike vere, pasiqë temperaturat do të jenë të larta.
Në ketë ditë do të ndodh ekuinoksi vjeshtor. Vranësira të pakta mund të paraqiten vetëm për rreth relievit malor, ku dhe shkalla e lagshtisë do t jetë më e lartë.
Sa i përket presionit atmosferik parashihen vlera të larta , ndërsa parametri i erës do ta mbajë drejtimin e verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius, transmeton Arbresh.info.
Të dielën paraqiten kushte krejtësisht tjera meteorologjike, pasi që qielli do të mbulohet me vranësira të mesme dhe të ulëta duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Shtrirja e reshjeve si zakonisht nuk do të jetë e ngjashme në gjithë territorin , por përgjithësisht sasitë do të jenë mesatare deri të larta.
Sa i përket situatës termike parashihet të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë. /Arbresh.info/
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...