Google ADS

Vikend i ngarkuar për Prokurorinë e Shtetit për vepra të ndryshme kriminale

11:49 | 23 Gusht 2021
arbresh.info

Prokurori i Shtetit njofton se të shtunën nga prokuroritë themelore janë ngritur 32 aktakuza kundër 44 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtë persona të dyshuar, janë paraqitur shtatë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj shtatë personave të dyshuar, si dhe është paraqitur një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Të dielën, Prokurori i Shtetit njofton se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tre persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre personave të dyshuar.

Për të hënën, raportohet se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 14 persona të dyshuar dhe janë paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy personave të dyshuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme