Kërkimet për gjetjen e trupit të 43-vjeçarit, Tofik Xhika, i cili dyshohet të jetë mbytur në ujërat e lumit Drin në Dibër, vijojnë edhe këtë të dielë.
Xhika kishte shkuar për të peshkuar në lumin Drin dhe nuk është kthyer më në shtëpi. Për tetë ditë me radhë kanë kërkuar familjarët, banorët e zonës dhe forcat e policisë por pa rezultat.
Gjatë dy ditëve kërkuan edhe polumbarët e RENEA-s, por për shkak të prurjeve të shumta të lumit Drin dhe ujit të turbullt ato u tërhoqën.
Në këto kushte familjarët kanë marrë privatisht dy polumbarë për të kryer kërkime.
Familjarët dhe banorët nuk kanë reshtur së kërkuari edhe ditët e para të vitit të ri 2022. Sot familjarët kërkojnë sërish ndihmën e shtetit, për të kërkuar trupin e 43 vjeçarit./TCH
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist
Studimi: Konsumi i lartë i sheqerit rrit rrezikun për depres...
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur tetë vjet më parë
Sulmi në Gjermani, Rama: Shqipëria solidarizohet me Gjermani...
Sulmi në Gjermani, njëri nga të vrarit thuhet se është fëmij...