Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valdrin Ahmeti, ka reaguar pas intervistës së dhënë sot nga kryetari i partisë, Visar Ymeri, ku ai ka folur për përçarjen e partisë.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Ahmeti ka drejtuar akuza ndaj Ymerit, duke thënë se ai ishte duke aktruar kur sonte deklaroi se është kundër atyre që po sulmojnë kundërshtarët e ish-udhëheqësit të partisë, Albin Kurti.
Ahmeti ka kujtuar një ngjarje nga muaji prill, ku sipas tij, Ymeri i mori fjalën në mënyrë arbitrare.
Shkrimi i plotë:
Visar,
Meqe po thua kemi organe ku diskutohen hapur problemet, dhe njekohesisht aktron sikur je kunder lincuesve, dua ta kujtoj nje rast.
Ishte muaji prill i ketij viti, kur na tha qe ky problem tashme eshte zgjedhur, e qe sonte ne medie po thaubte kunderten. Nuk e di cila eshte e verteta, por per te paren deshmitare jane te gjithe aktivistet e sekretariatit te pergjithshem. Tha se dikush kishte vene aktivistet ne dileme para nje ndarjeje: Albin – Dardan. Kerkove qe tash e tutje askush te mos fliste ne mbledhje. Por s’te degjuan kllika e Molliqajt (nese vec s’jeni marre vesh ashtu), dhe filloi lincimi ndaj meje ne syte e tu. Nuk reagove fare.
Kur mora fjalen dhe i zhvesha kliken, tregova me emer mbiemer kush ishte personi qe kishte fillu kete fushate: Dardan Molliqaj, dhe tregova 3 raste se si nje nga klika e tij i kishte thirre aktivistet ne takime ne forme fushate. Ata ne syte e tu e pranuan kete me fjalet “po i kam thirre e taku, edhe cka” (sikur Kalludra – Albulena Haxhiut se voni).
Sapo u zhveshen, me ndalove fjalen menyre autoritare, duke me thene qe te flase vetem ne menyren se si ti mendon. Une sigurisht qe nuk e vazhdova, por u pa siklet nga ti sapo u pa hapur kush e kishte bere ate fushate.
Visar, brenda forumeve na e ke mbylle gojen. Te pakten ke tentuar. Meqe po kerkon te respektohen organet, zbato statutin, mbledhe keshillin e pergjithshem, shpalli zgjedhjet e brendshme.
Pasi ta besh kete, bashke me Dardanin gjejeni kandidatin konsensual, ose kandidoni te dy, vecmas ose bashke dhe respektojeni demokracine.
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës