Gazeta malazeze “Vijesti” ka raportuar sot se ish-presidenti i këtij vendi, Millo Gjukanoviq, ka qenë cak i një tentim-vrasjeje të planifikuar dhe se për këtë i ka njoftuar edhe autoritetet e vendit.
Një burim i afërt me Gjukanoviqin ka thënë për këtë medium se një ish-zyrtar i lartë ushtarak i Kosovës e ka informuar atë se një grup u organizuar kriminal nga një shtet fqinj po thuhet se po planifikon të kryejë një vrasje, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë së një vendi tjetër fqinj.
Nga Drejtoria e Policisë, mbrëmë vonë, kanë thënë për “Vijesti” se nuk kanë të dhëna që do të tregojnë për aktivitete të planifikuara që kanë për qëllim rrezikimin e sigurisë së ish-presidentit Millo Gjukanoviq.
Ndërkaq, nga kabineti i Gjukanoviqit e kanë konfirmuar se kanë pasur një informacion të tillë.
“Ish-presidenti ka pranuar informatën e sipërpërmendur nga zyrtarë të caktuar ndërkombëtarë nga komuniteti i inteligjencës, dhe me atë informacion ai i ka informuar autoritetet shtetërore”, i kanë thënë “Vijestit” nga kabineti i Gjukanoviqit.
Nga ky kabinet nuk kanë treguar se nga kush dhe kur e ka pranuar Gjukanoviqi këtë informacion.
Të pyetur nëse është rritur siguria përreth Gjukanoviqit, nga kabineti kanë thënë se ajo është ulur.
Ata thanë gjithashtu se shërbimet e sigurisë të Malit të Zi nuk e kanë ftuar Gjukanoviqin e as koordinatorin e tij për siguri për intervistim.
“Nuk ka pasur asnjë iniciativë për bisedë nga përfaqësuesit e shërbimeve të sigurisë”, i kanë thënë “Vijestit” nga zyra e Gjukanoviqit.
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...