Vija kufitare Kosovë me Malin e Zi, në mesin 5 pikave kontestuese në Ballkan

14:24 | 9 Nëntor 2017
Arbresh.info

Pjesa e kufirit të Kosovës me Malin e Zi është në mesin e 5 pikave kontestuese të kufirit në Ballkanin Perëndimor.

Tre pika të tjera kufitare të kontestuara janë ndërmjet Bosnje e Hercegovinës dhe Serbisë, ndërsa një tjetër në kufirin Kroaci-Serbi, shkruan Radio Europa e Lirë.

Në pikën 1 në hartën e mëposhtme, është pjesë ku Kroacia pretendon 10 mijë hektarë nga Serbia në anën tjetër të lumit Danub, ndërsa Serbia 3 mijë hektarë të vendit fqinj.

Me demarkacionin e kontestuar nga një pjesë e ekspertëve në Kosovë (pika 5 në hartë), pretendojnë se i janë falur 8 mijë hektarë të territorit shtetëror Malit të Zi.

Ndërsa pikat e kontestuara ndërmjet Bosnje e Hercegovinës dhe Serbisë përfshijnë sipërfaqe 17 dhe 5 hektarë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme