Vihet në pranga gjilanasi për organizim të lojërave të fatit

11:56 | 4 Shtator 2019
Arbresh Info

Policia e Kosovës përmes një komunikate të lëshuar për medie ka bërë të ditur se në  mbrëmjen e datës 3 shtator është arrestuar një i dyshuar, pronar i një lokali të lojërave të fatit, përcjellë arbresh.info

Sipas Policisë, i dyshuari në lokalin e tij ishte duke zhvilluar veprimtari të kundërligjshme.Pas kontrollimit të lokalit janë hasur 10 persona(lojtarë), kurse në lokal janë gjetur dhe janë konfiskuar 2 shtëpiza kompjuterike, 2 monitorë, 1 printer, 3 tabela TV të lojërave të fatit, 34 tiketa të lojërave të fatit dhe para të gatshme.

Pronari i lokali me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje/arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme