Në 111 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, në Gjakovë është vënë gur-themeli i shtatores së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Në vënien e këtij gur-themeli, morën pjesë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe qytetarë të tjerë.
Përmes një postimi në Facebook, Gjini ka shkruar se shtatorja e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skëndërbeu është një element që i ka munguar qytetit të Gjakovës, prandaj jam i lumtur që një të tillë do ta kemi shumë shpejtë në qendër të qytetit tonë.
“Vendosja e shtatores së Gjergj Kastriotit është inicuar dhe financuar nga bashkëardhetari ynë Gjergj Prenkocaj, të cilin e falenderoj dhe i shpreh mirënjohjen time dhe të qytetarëve të komunës së Gjakovës. Ndërmarrje të tilla më bëjnë jashtëzakonisht të lumtur dhe krenar’, shkroi Gjini./Arbresh.info
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin