Google ADS

Vihet gur themeli i Qendrës Komunale të Regjistrimit Civil në Obiliq

15:03 | 3 Mars 2017
Arbresh.info

Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbajti sot në komunën e Obiliqit, ceremoninë e vënies së Gurë themelit të Qendrës Komunale të Regjistrimit Civil.

Në këtë ceremoni morën pjesë: zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Valdet Hoxha dhe kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi, të cilët së bashku vunë gurë themelin e Qendrës Komunale të Regjistrimit Civil.

Me këtë rast, zëvendësministri Hoxha, theksoi se është i lumtur që po merr pjesë në fillimin e punimeve të këtij projekti shumë të rëndësishëm për komunën e Obiliqit.

Ai u zotua se Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë edhe më tej të përkrahë projekte që ofrojnë kushte më të mira për qytetarët.

Po ashtu zëvendësministri Hoxha vuri në dukje se me vënien e këtij gurë themeli, dëshmohet për bashkëpunim të mirë mes nivelit qendror dhe komunal, në realizmin e projekteve në interes të qytetarëve.Ndërsa, kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi, tha se me investime të tilla, ndihmohet komuna në ofrimin e shërbimeve më cilësore, njëkohësisht krijohen kushte më të mira për punonjësit e sektorit civil.

Ky është një projekt i Ministrisë së Punëve të Brendshme, në kuadër të investimeve për projekteve kapitale dhe ka vlerën e rreth 270 mijë euro.

pamje-1-03-03-2017 pamje-03-03-2017

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme