Vigan Qorrolli: Hipokrizi, ja ndaluan punën gastronomisë, e vetë mbajnë tubime

07:56 | 11 Janar 2021
A Z

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Vigan Qorrolli, deklaron se qeveria në ikje po tregon hipokrizi karshi sektorit të gastronomisë dhe hotelerisë.

Qorrolli thotë se kjo qeveri për shumë muaj ua ndaloi punën dhe organizimin e ndejave, ahengjeve dhe gëzimeve familjare për shkak të COVID-19, ndërsa tash vet qeveria shkojnë e mbajnë tubime të fushatës pikërisht në hotele e restaurante.

Ky është postomi i plotë i tij:

Një prej hipokrizive kryesore te qeverise ne ikje ka te beje me sjelljen e saj ndaj sektorit te gastronomisë dhe hotelerisë.

Për shume muaj ua ndalojnë punën dhe organizimin e ndejave, ahengjeve dhe gëzimeve familjare — demek shkaku i parandalimit te infeksionit prej C-19.

Kerrk shkojne vete e mbajne tubime fushatore (sic!) ne restauronte e hotele, me grumbuj njerëzish pa asnje mase kundrejt te pranishmeve dhe rrezikut te infeksionit.

S’ke ç’t’i thuash xhanem pos hipokrizi nje standardi te tille te ulte etik e njerëzor./arbresh.info/

Të ngjashme