Google ADS

Vidhte ari e argjend e i shiste me çmime shumë të ulëta, arrestohet pasi babai e lajmëroi në Polici

11:20 | 9 Shtator 2020
Arditë Shkodra

Babi ka lajmëruar djalin e tij në Polici për vjedhje.

Ankuesi ka raportuar se djali i tij kishte vjedhur ari dhe argjend të cilat më pastaj i kishte shitur nëpër argjendari të ndryshme në Prishtinë me çmime shumë të ulëta, transmeton Arbresh.info

“Prishtinë 08.09.2020-08:25. Ankuesi mashkull kosovar raporton se djali tij kishte vjedhur ari dhe argjend të cilat i kishte shitur në argjendari të ndryshme në Prishtinë me çmime shumë të ulëta. Gjithashtu i dyshuari i pare me datën 07.09.2020  me forcë  nënës së tij ja kishte marrë telefonin celular të vlerës rreth 60 €uro dhe e kishte shitur te i dyshuari dyte për 25 €uro. Është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të cilit i dyshuari i pare dërgohet në mbajtje ndërsa i dyshuari dyte lirohet në procedurë të rregullt’, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme