Vidhet për të dytën herë një market në fshatin Zhegër të Gjilanit

18:06 | 12 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit për të dytën herë është vjedhur një market i quajtur ‘Endi’.

Një lexues i portalit arbresh.info ka thënë për portalin se Policia është e njoftuar me rastin mirëpo nuk ka bërë ende asgjë.

Në një video dërguar nga ky lexuesi i cili dëshi të mbes anonim shihet se hajnat në këtë market kanë vjedhur cigare. Sipas këtij lexuesi pronari i këtij marketi është detyruar që videon ta publikoj në rrjetin social facebook dhe ka kërkuar që kushdo që i njeh hajnat ta lajmëroj./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme