Vidhet një xhami në Ferizaj

09:19 | 30 Tetor 2024
Q L

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar se është vjedhur një xhami në fshatin Dardani të Ferizajt.

Imami i kësaj xhamie ka deklaruar në polici se një person ka kryer vjedhje aty, shkruan Arbresh.info.

Veseli tha se i dyshuari kishte hyrë i maskuar edhe me forcë e kishte hapur arkën, dhe ka vjedhur parat.

“Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe është duke u hetuar”, tha Veseli./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme