Vidhet një veturë te rruga “C”, brenda kishte edhe një fustan

09:06 | 9 Prill 2024
K.B

Një grua nga Prishtina ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e saj.

Policia njofton se në veturë kishte pasur edhe një fustan.

“Rruga C, Prishtinë / 08.04.2024 – 22:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të pa njohur i kanë vjedhur veturën e saj, ku në veturë kishte pasur edhe një fustan. Rasti është duke u hetuar”, bën të ditur njoftimi i policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme