Vidhet një veturë në Pejë, arrestohet i dyshuari

08:52 | 11 Maj 2023
E.H

Një person është arrestuar nën dyshohet se ka vjedhur një automjet me targa vendore në fshatin Vitomiricë të Pejës, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, automjeti i vjedhur është gjetur dhe i është kthyer pronarit.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

“Fsh. Vitomiricë, Pejë 10.05.2023-09:25. Pas një pune operativo hetimore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte vjedhur një automjet me targa vendore pronë e ankuesit mashkull kosovar. Automjeti i vjedhur është gjetur dhe i është kthyer pronarit. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme