Vidhet një veturë me targa të huaja në Ferizaj, rasti po hetohet

10:14 | 7 Gusht 2024
E.K

Një person ka raportuar se disa persona të panjohur i kanë vjedhur veturën me targa të huaja.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 15:30 në fshatin Rahovic në Ferizaj.

Tutje thuhet se rasti është nën hetime.

“Fsh. Rahovicë, Ferizaj / 06.08.2024 – 15:30. Ankuesi kosovar ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën me targa të huaja të cilën e kishte të parkuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme