Tre persona janë arrestuar për një rast të vjedhjes së një shtëpie në Gjilan.
Policia thotë se një shtetas i Kosovës kishte denoncuar rastin në polici duke deklaruar se persona të panjohur duke hapur me dhunë një dritare kishin depërtuar në shtëpinë e tij dhe i kishin vjedhur sende me vlerë.
Pas marrjes së informatave, policia ka realizuar një kontrollë në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dy të dyshuarve kosovarë.
Njësiti i hetimeve nga stacioni policor në Gjilan kanë arritur që t’i identifikojnë dy të dyshuar B. K. (2004) dhe F. Sh. (2000). Nga këta dy të dyshuar janë sekuestruar si dëshmi materiale që ndërlidhen me këtë rast: Pistoletë dhe pushkë e gjuetisë të vjedhura, një hekur për hekurosje, katër parfume, një orë për meshkuj e markës ,,Michael Kors’’, si dhe disa bizhuteri për femra dhe një palë patika të markës ,,LOUIS VUITTON’’. Vlen te cekët se armët e zjarrit nga te dyshuarit i ka blere i dyshuari R. Sh. (2002)”, ka njoftuar policia.
Lidhur me ecurinë e zhvillimit te hetimeve për këto dy raste ne stacion policor ka prezantuar edhe prokurori për krime te renda i cili dy te dyshuarve B. K. dhe F. Sh. iu caktoi masën e ndalimit për 48 ore për dy veprat penale “vjedhje te renda”, ndërsa të dyshuarit R. Sh. (2002) iu ka caktuar masa e ndalimit për 48 ore për veprën penale “Pranimi i mallrave të vjedhur”.
Rastet në koordinim me prokurorin e shtetit po hetohen veç e veç.
Media italiane: Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nu...
Austri, mijëra protestues kundërshtojnë formimin e një qever...
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju