Google ADS

Vidhet një revole me afat të skaduar në Prishtinë

09:32 | 8 Tetor 2024
K.B

Një burrë nga Prishtina ka raportuar se i kanë vjedhur një revole të cilën e kishte me leje të skaduar.

Siç raporton policia, rasti është duke u hetuar.

“Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë 07.10.2024 – 10:45. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur i kanë vjedhur nga kasaforta një revole të cilën e kishte me leje të skaduar. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raport./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme