Vidhet një kasafortë me dokumente në Lipjan

09:02 | 27 Prill 2024
K.B

Një burrë nga Lipjani ka raportuar në Polici se disa persona të panjohur i kanë vjedhur kasafortën me dokumente.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar.

“Lipjan / 26.04.2024 – 02:37. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë thyer zyrën e tij, dhe nga aty është vjedhur kasaforta me dokumente. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton policia përmes raportit 24 orësh./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme