Vidhet një Golf 4 në Vushtrri

11:13 | 8 Gusht 2022
A. B.

Një veturë e tipit Golf 4 është vjedhur në Vushtrri.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:15, në rrugën “Ferit Mulaku”, shkruan arbresh.info.

Rastin e ka paraqitur pronari i veturës, ai ka deklaruar se disa persona të panjohur kanë vjedhur veturën e tij me targa vendore.

Policia njofton se rasti ësthë duke u hetuar.

“Rr. Ferit Mulaku, Vushtrri, 07.08.2022 – 14:15. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij të llojit Golf IV me targa vendore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme