Vidhet kasaforta e një lokali në Prizren

08:55 | 8 Shkurt 2021
V. S.

Është arrestuar një person i dyshimtë në Prizren, pasi që i njëjti në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër gjenden në arrati, duke depërtuar me forcë në brendinë e lokalit të ankuesit kanë vjedhur kasafortën me një shumë parash.

Shuma e këtyre parave nuk është bërë e ditur ende.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti u cilësua si vjedhje e rëndë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme