Google ADS

Vidhet kabllo elektrike në Termocentralin Kosova A

09:23 | 18 Prill 2022
A. B.

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë pas mesnate, policia ka marrë informatën se në Termocentralin Kosova A në Obiliq, është vjedhur kabllo elektrike.

Policia në raportin 24 orësh njofton se kanë arritur të ndalojnë një veturë të dyshuar, me targa vendore, shkruan arbresh.info

“Gjatë kontrollit në bagazhin e veturës është gjetur një sasi e kabllos elektrike prej bakri –rreth 200 kg. Vetura së bashku me kabllon janë sekuestruar” thuhet në njoftimin e policisë.

TC Kosova–A, Obiliq 17.04.2022-00:05. Pas marrjes së një informate për një vjedhje të kabllos elektrike nga T.C Kosova A, njësiti policor ka ndaluar veturën e dyshuar me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit në bagazhin e veturës është gjetur një sasi e kabllos elektrike prej bakri –rreth 200 kg. Vetura së bashku me kabllon janë sekuestruar. I dyshuari është arrestuar, ndërsa një i dyshuar tjetër gjendet në arrati. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, thuhet në raport. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme