Vidhet arka me afro 90 euro në një xhami në Ferizaj

09:26 | 10 Gusht 2024
E.K

Imami i një xhamie në Ferizaj ka raportuar se disa persona kanë vjedhur arkën me para dhe DVR-në e kamerave.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, vlera e parave të vjedhura është rreth 90 euro.

“Rr. Hamëz Jashari, Ferizaj 09.08.2024. Ankuesi mashkull kosovar imam i xhamisë ka raportuar se gjatë natës persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda xhamisë dhe nga aty kanë arrit të marrin arkën me para rreth 90 euro si dhe DVR-në e kamerave. Rasti në hetime”, thuhet në raport./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme