Vidhet arka e bamirësisë në librarinë “Dukagjini”

20:25 | 19 Dhjetor 2020
Arditë Shkodra

Libraria Dukagjini ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se një person ka vjedhur arkën e bamirësisë të Shoqatës “Autizmi” e cila kishte qenë e vendosur brenda hapësirave të librarisë.

Ata kanë lutur qytetarët që nëse kanë informacione, apo e njohin personin në fotografi i cili ka vjedhur arkën me një shumë të konsiderueshme të të hollave të lajmëroj organet policore.

Libraria Dukagjini ka njoftuar se posedon edhe video gjatë kohës kur është kryer vjedhja, ndërkaq ato nuk janë publikuar për shkak të mbrojtjes së të dhënave.

Postimi i plotë:

Libraria Dukagjini njofton gjithë qytetarët që kushdo qe ka info dhe e njeh personin në foto, të njoftojë organet policore pasi qe i njëjti ka vjedh arkën e bamirësisë të shoqatës Autizmit e cila ishte e vendosur brenda hapësirave te librarisë dhe kishte vlerë të konsiderueshme të hollave!

Ne i posedojmë edhe video incizimet e aktit të kryer, mirëpo për shkak të mbrojtjes së të dhënave personale nuk e bëjmë publike pasi që ka edhe persona të tjerë prezent. I njëjti incizim ju ka dorëzuar organeve të rendit!

Ju lutem ta shpërndani këtë postim që ta shohin sa më shumë veta dhe shpresojmë që të identifikohet ky person.

Libraria Dukagjini njofton gjithë qytetaret që kushdo qe ka info dhe e njeh personin në foto, të njoftoj organet…

Posted by Dukagjini Bookstore on Saturday, December 19, 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme