Persona të panjohur deri me tani, kanë thyer xhamin e një veture në një parking në rrugën “Shaban Polluzha” në Klinë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, nga aty kanë vjedhur një çantë dore me dokumente personale, 100 franga, 400 euro, pesë dollar dhe një pistoletë me 11 copë fishek, shkruan Arbresh.info.
Rasti është në procedurë hetimore.
“Rr. Shaban Polluzha- Klinë 27.12.2023-19:15. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur i kanë thyer xhaminë veturës së tij – në parking, dhe nga aty i kanë vjedhur një çantë dore me dokumente personale, 100 franga, 400€, 5 dollar dhe një pistoletë me 11 copë fishekë për të cilën posedon leje. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Suedia porosit tanke me vlerë gati dy miliardë dollarë
Flamuri në Ambasadën e SHBA-së valon në gjysmështizë
Superliga e basketbollit vjen sonte me dy superduele
Lajçak takon shefin e OKB-së, flasin për Ballkanin Perëndimo...
Shkupi ende mbetet qyteti më i ndotur në Evropë
Interi përgatit ofertën e janarit për yllin e Arsenalit